Një 34-vjeçare është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi ka djegur makinën e pronarëve të hotelit ku ishte e punësuar.
Ngjarja sipas policisë ndodhi për motive të dobëta, dhe e reja do të akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Njoftimi i Policisë Sarandë:
Sarandë
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” i shtetases A. B., 34 vjeçe, banuese në fshatin Shëndëlli, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka djegur automjetin e pronarëve të hotelit ku ishte e punësuar, shtetasve K. Xh dhe E. Xh, banues në Sarandë.