Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi ka tentuar t’i marrë jetën bashkëshortes së tij. Sipas medieve italiane bëhet me dije se shkak për ngjarjen është bërë një debat që çifti ka pasur me njëri-tjetrin, ku shqiptari ka tentuar t’i merrte jetën. E reja, 31-vjeçare është dërguar në gjendje kritike për jetën në spital pasi ka shfaqur probleme me frymëmarrjen ndër bashkëshorti i saj është arrestuar.
Mësohet se gruaja kishte kërkuar strehim duke u mbyllur në dhomën e gjumit, por 42-vjeçari ka thyer derën. Falë ndihmës së mjekëve ka ardhur në vete pas më shumë se një ore por ende po mbahet nën vëzhgimin e spitalit. Gjithë ngjarja ka ndodhur kur fëmijët kanë qenë në shtëpi duke fjetur në dhomën e tyre të gjumit. Gjithçka ka nisur kur 42-vjeçari shqiptar ka dëgjuar bashkëshorten duke folur në telefon me dikë dhe nën grahmat e xhelozisë, ai i është sulur asaj. Hetuesit, pasi kanë konstatuar situatën, nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veçse të arrestojnë bashkëshortin.