Një 48 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi gjatë një kontrolli fizik dhe më pas kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin 48 vjeçari me inicialet B. Ç., banues në fshatin Dasar, Cërrik, B. Ç., banues në fshatin Dasar, Cërrik, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa
Matrialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.