Iu gjetën 20 kilogramë kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap duke transportuar lëndë narkotike.

Efektivët italinë raportojnë se gjatë kontrollit në makinë shqiptarit iu gjetën 20 kilogramë kokainë. Shqiptari është zbuluar pasi pas një kontrolli rutinë, efektivët vunë re shenja nervozizmi dhe përgjigjet për pyetjet e policëve nuk ishin konsistente, gjë që i shtyu të bënin një kontroll më të imtësishëm.

Gjatë kontrollit u zbulua se bagazhi ishte përshtatur me një fund të dyfishtë me sistem hapjeje me telekomandë, brenda të cilit ishin fshehur 20 kilogramë kokainë. Sasia e drogës sipas çmimit të tregut kapte vlerën e 4 milionë eurove.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *