Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në dyqanin e tij, u gjetën dhe sekuestruan 21 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.
Arrestimi i tij erdhi në kuadër të operacionit policor të koduar “Phones 3”.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Goditet 1 rast i tregtimit të mallrave të dyshuara të kontrabanduara.
Finalizohet, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Phones 3”.
Vihet në pranga pronari i një subjekti tregtar, sekuestrohen aparate celulare të llojeve të ndryshme.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Phones 3”, kanë goditur një rast tjetër të kontrabandës së mallrave, për të cilin u bë arrestimi i shtetasit:
– B. H., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në pronësi të këtij shtetasi, në Rrugën e Durrësit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 21 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.