Iu gjetën armë në furgon/ Shoferi: Nuk kisha dijeni, por është faji im që…

Shoferi i mjetit tip furgoni me targa KS 15 NZN në të cilën u gjetur dhe u sekuestruan armë zjarri të tipit pistoletë, Jermir Kaloshi në dëshminë e tij ka theksuar se nuk kishte dijeni në lidhje me praninë e tyre.

“Unë thjesht shofer jam, bëjmë rrugën nga Kosova në Angli, ku shërbejmë si postë. Marrim pako nga Kosova dhe I çojmë në Angli dhe marrim pakot e refugjatëve atje dhe i sjellim te të afërmit e tyre, mes të cilave marrim dhe mobilje. Nuk kisha dijeni që kishte armë, pasi do të kisha refuzuar ta merrja. Është faji im që nuk e kontrollova para se të nisesha, por e mora në mirëbesim. Nuk di çfarë të them” – ka thënë Jetmir Kaloshi para grupit të hetimit.

Tashmë kjo çështje do të hetohet nga SPAK, pasi është mësuar se ditën e djeshme do të bëhej edhe trafikimi i armëve drejt Britanisë së Madhe.

Armët janë gjetur mbrëmjen e djeshme të fshehura në hapësira të veçanta të një mobilje, ku ndodheshin 6 pistoleta glock, 1 browning dhe 1 helstar. Gjithashtu u gjetën dhe 200 fishekë pistolete.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *