Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë pasi i janë gjetur dhe sekuestruar sasi të vogla të lëndës narkotike tip kokainë. Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet S. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe atij me inicialet F. K., 31 vjeç, banues në Krujë.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit S. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe F. K., 31 vjeç, banues në Krujë, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të vogla lënde të dyshuara narkotike kokainë” – thuhet në njoftimin e policisë.