Iu gjetën miliona lekë në banesë, pasuritë e ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri i kalojnë shtetit!

Nw tetor tw vitit 2020 Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ vendosi  të pranojë kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Shkëlqim Miri, i cili u dënua për korrupsion nga ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të rënda me 2 vjet e 6 muaj burgim në 27 nëntor të 2018, vendim i cili u la në fuqi disa muaj me vonë nga Apeli, por duke e zbutur dënimin me 6 muaj.

Sot, mësohet se afro 175 mijë euro, 9.3 milionë lekë dhe 1 mijë dollarë që deri dje figuronin në llogari të ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri, të akuzuar për korrupsion, dje kaluan në llogari të shtetit.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave Tiranë, konkretisht administratori Erjon Riçku, ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i lënë në fuqi edhe nga Apeli.

Në dokumentet urdhërohet ekzekutimi i vendimit të datës 15.07.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku u vendos konfiskimi i pasurive: Konfiskimin e shumës monetare me vlerë 144 810 euro, të shumës monetare 1000 dollarë, si dhe shumën monetare me 9 335 935 lekë në zotërim të Shkëlqim Mirit.

Ndërkaq, urdhërohet pezullimi i pasojave të ekzekutimit të zbatimit të masës së sekuestrimit dhe konfiskimit për vlerën 30 mijë euro. Pezullimi përfundon menjëherë sapo të bien masat e sekuestrimit apo konfiskimit të vendosura në kuadër të procedimit penal që lidhet me vendimin penal nr.129 datë 27.11.2018, të ishGjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Po ashtu urdhërohet vënia në ekzekutim e vendimit të datës 15.07.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin është vendosur revokimi i masës së sekuestrimit për vlerën monetare prej 269.065 lekë dhe kthimin e kësaj shume shtetasit Shkëlqim Miri.

Për këtë vlerë, Gjykata arsyeton se është përfituar nga të ardhura të ligjshme (paga, etj.) dhe kërkohet kthimi i saj tek ish-gjyqtari Miri.

PROKURORIA

Në kërkesën e tij, prokurori i SPAK-ut, Klodjan Braho, argumenton se ish-gjyqtari Miri është dënuar për korrupsion, e kësisoj ai është subjekt i Ligjit nr.10192 datë 2 dhjetor 2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe se mundet që t’i nënshtrohet masave parandaluese pasurore.

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi gjyqtarin Shkëlqim Miri me 2 vite e 6 muaj burg, pasi u akuzua se liroi nga burgu të dënuarin për vrasje të dyfishtë Genjtan Doda, kundrejt një ryshfeti 20 mijë euro. Në shtëpinë e Shkëlqim Mirit u gjetën gjatë kontrollit edhe mbi 30 milionë lekë cash.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *