‘Iu keni shumë borxhe qytetarëve…’/ Berisha mesazh Ramës: Mos hy në histori si daja yt! Ja propozimi për Bashën

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp deklaroi se idealet e demokratëve nuk do të arrijë t’i mposhtë askush. Berisha ka ftuar edhe Lulzim Bashën të marrë pjesë në Kuvendin e PD.

Gjithashtu ish lideri i PD-së i është drejtuar edhe me një mesazh kryeministrit Edi Rama. Ai thotë se nuk duhet të hyjë në histori si daja e tij, që sipas Berishës kërkonte të bllokonte pluralizmin me tanke.

“Ne po ndjekim me rigorozitet ligjet ekzistuese. I them Edi Ramës hiq dorë se do të hysh në histori si daja yt, që kërkonte të bllokonte pluralizmin me tanke. Mos u shërbe me pengje e stërpengje, idealet e demokratëve nuk mund ti mposhtë askush. Kurse peng kryetarit nuk kam më një mesazh të veçantë sepse ai komandohet nga pengmarrësi, por i them se më 11 dhjetor je i ftuar të vish në Kuvendin e PD. Natyrisht ky Kuvend ka meritën historike, jo vetëm në Shqipëri, por ndoshta në Europë dhe më gjerë.

Ndaj cilido që hyn në atë Kuvend hyn si anëtar i barabartë me të gjithë të tjetër, sikundër e njoftoj peng-Bashën se data 11 është vetëm data e fillimit të Kuvendit. Kuvendi vazhdon veprimtarinë deri me rivendosjen e plotë të pluralizmit politik në Shqipëri. Ndaj mos mendo Evdin se duke marrë data do të mund ti dalësh para këtij Kuvendi. Nga data 11 deri në misionin e tij janë vetëm të Kuvendit. Ti kemi shumë të qarta gjërat, ky është revolucion paqësor por, askush nuk mund të luajë me të. Përveç kësaj qëllimi makabër politik, i pengmarrësit dhe pengut është që t’ja vjedhin Kuvendit agjendën, i vini gishtin kokës, u them të dyve se ata që kanë vendosur firmën aty, nuk do të pranojnë  që një njeri tu ndryshojë edhe një germë nga agjenda që kanë përcaktuar. Frika është e juaja. Ju keni frikë dhe tmerr sepse u keni shumë borxhe qytetarëve , u keni bërë aq të liga sa keni humbur arsyen”, tha më tej Berisha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *