Iu largua gjyshes, gjendet 5-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës njofton se ka gjetur 5-vjeçarin, i cili ishte larguar nga gjyshja e tij dhe kishte humbur, në kryeqytet.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë ju informojnë se fëmija 5-vjeçar u gjet.

Pak më herët, policia njoftoi se vogëlushi ka veshur bluzë të verdhë dhe tuta të zeza, ndërsa dyshohet se mund të jetë larguar në drejtim të Brrylit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.07.2022, rreth orës 19:00, është larguar nga familjarët (gjyshja e tij), një fëmijë 5 vjeç. Sipas familjarëve dyshohet se fëmija mund të jetë larguar në drejtim të Brrylit.

Fëmija ka veshur bluzë të verdhë dhe tuta të zeza.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët që mund ta kenë parë fëmijën ose mund të kenë informacion për vendndodhjen e tij, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *