Iu shkrumbua zyra dhe dokumentat, noteri në Lezhë: Nuk kam konflike me askënd

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, zyra e noterit Vasil Martini në Lezhë u përfshi nga flakët, ku për pasojë ka pasur dëme të konsiderueshme materiale.

Në një prononcim për mediat Martini u shpreh se dëmi është rikuperushëm dhe zyra do të jetë shumë shpejt në dispozicion të qytëtarëve.

Ndërkohë ka hedhur poshtë pretendimet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi sic ka deklaruar ai nuk ka pasur asnjë konflikt me askënd.

Pjesë nga fjala e Martinit:

“Nuk kam konflikte me askënd. Jam njoftuar në orën 4:00 të mëngjesit se kishte zjarr në zyrën time. Kam ardhur me vrap, kam njoftuar zjarrfikëset dhe kam ndërhyrë për të shuar zjarrin. Si rezultat i flakëve, zyra ka pësuar disa dëme shumë të mëdha. Dua të komunikoj përmes jush me qytetarët e Lezhës dhe të gjithë klientët e mi, që kanë marrë shërbim në zyrën time se i gjithë dokumentacioni është i ruajtur, i siguruar dhe i rikuperueshëm në masën 100%. Zyra është e formatuar sipas ligjit për noterinë. Është shpejt për të folur për shkakun e zjarrit është detyrë e organeve kompetente. Unë kam për detyrë të garantoj qytetarët se cdo akt në zyrën time është i sigurtë dhe do rikuperohet sapo zyra të jetë funksionale,”deklaron ai

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *