Në makinën e Ledovik Syziut u vendos lëndë plasëse dhe si pasojë ai është dëmtuar.
Syziu ka deklaruar për policinë se “Nuk kam asnjë dijeni për autorët apo për shkaqet e ngjarjes. Nuk e di kush janë”.
Mësohet se Ledovik Syziu njihej si problematik në fshatin e tij.
Policia po heton nëse ai ka pasur ndonjë konflikt të kohëve të fundit ndërmjet tij dhe ndonjë banori të zonës.
Ndërkohë janë thirrur për t’u marrë në pyetje edhe familjarë të tij me qëllimin për të mësuar për ndonjë incident që mund të ketë pasur ai.