Iu vra efektivi në krye të detyrës/ Ministri Çuçi mjaftohet me ‘Dëshmor i Atdheut’ dhe sqaron çfarë do të përfitojnë fëmijët e Saimir Hoxhës

Nënkomisari i Lezhës, Saimir Hoxha është shpallur “Dëshmor i Atdheut” me vendim qeverie. Në lidhje me këtë akt, ministri Çuçi, tha se, familjarët do të trajtohen menjëherë financiarisht nga shteti.

Ai garantoi se dy fëmijëve nuk do u mungojë asnjëherë ndihma nga shteti. Çuçi theksoi që deri 18 vjeç fëmijët e Hoxhës do të marrin trajtim, më pas nëse vijojnë shkollën e lartë do të marrin 170% të pagës së nënkomisarit.

Gjithashtu ai tha se për fëmijët është e garantuar trajtimi shëndetësor falas dhe benefitet e tjera.

“Siç e dini, dje humbi jetën në mënyrë tragjike në krye të detyrës nënkomisari Saimir Hoxha. Morëm vendimin për shpalljen ‘Dëshmor i Atdheut’ të nënkomisar Hoxhës.

Qeveria mori vendim për trajtimin e menjëhershëm financiar të familjarëve. Me marrjen e titullit, kur të hyjë në fuqi ligji i ri që miratuam në mbledhjen e parë të kësaj qeverie ata do të trajtohen, posaçërisht fëmijët si fëmijë në përkujdesje të Republikës.

Kjo do të thotë se fëmijët do të marrin një trajtim deri në 18 vjeç dhe nëse vijojnë shkollën e lartë deri në 25 vjeç, do të marrin pagë prej 170% të pagës së nënkomisarit.

Jo vetëm kaq, do të marrë trajtim falas shëndetësor dhe benefitet si rezultat i statusit ‘Dëshmor i Atdheut’ të babait të tyre. Sigurisht fëmijëve do u mungojë babai i tyre, por në asnjë moment gjatë gjithë jetës së tyre, nuk do i mungojë përkujdesja nga shteti”,- tha Çuçi.

/Priza.al/

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *