Iu zbulohet furgoni, kanabis dhe para cash/ Policia në Lushnjë godet grupin që shpërndante lëndë narkotike. Arrestimet u kryen nëpër banesa…  

Katër persona janë arrestuar nga policia në Lushnje, pasi akuzohet se kanë përfituar para me aktivitet kriminale.

Gjatë operacionit ‘Mërtishi’ u bë arrestimi në flagrancë i Ligor Mihali, 63 vjeç, Julian Mihali, 37 vjeç, Ermal Mihali, 35 vjeç, të tre banues në Mërtish dhe Edi Dhori, 40 vjeç, banues në Divjakë.

Këta persona u kapën në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në fshatin Mërtish, në banesën e Ligor Mihali me një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 800.000 lekë të rinj të cilat dyshohen se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Goditet një grup kriminal në fushën e narkotikëve. Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Lushnjë në bashkëpunim me strukturat e DVP Fier operacioni policor i koduar “Mërtishi”. Sekuestrohen lëndë narkotike cannabis sativa, 800.00 lekë të rinj dhe automjeti tip furgon me të cilën autorët shpërndanin lëndën narkotike.

Vihen në pranga katër shtetas që ushtronin këtë aktivitet kriminal. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, pas një punë të mirorganizuar nga Komisariati i Policisë Lushnjë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Mërtishi”, ku u godit një grup që shpërndante lëndë narkotike.

Gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Ligor Mihali, 63 vjeç, Julian Mihali, 37 vjeç, Ermal Mihali, 35 vjeç, të tre banues në Mërtish dhe Edi Dhori, 40 vjeç, banues në Divjakë.

Këta shtetas u kapën në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në fshatin Mërtish, në banesën e shtetasit Ligor Mihali me një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 800.000 lekë të rinj të cilat dyshohen se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.

Gjate u sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre aparate celularë dhe automjeti tip furgon me të cilin dyshohet se këta shtetas kryenin transportin e lëndës narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *