Sekretari për çështjet zgjedhore në PD e Sali Berishës, Ivi Kaso, në një deklaratë për mediat foli për raportin final të OSBE-ODIHIR për zgjedhjet e 14 majit.
Kaso u shpreh se Partia Demokratike përshëndet raportin, ndërsa i bëri thirrje SPAK-ut për hetimin dhe zbardhjen e asaj që ai e quajti farsë zgjedhore. Sakaq ai u shpreh se ky raport ishte më i ziu në 30 vite.
Deklarata e plotë e Ivi Kasos:
Partia Demokratike përshëndet raportin final të OSBE- ODIHR për zgjedhjet e 14 majit 2023 dhe e gjen atë nje vlersim serioz real te gjendjes dramatike te zgjedhjeve ne Shqiperi i cili në shumicen e pikave konkluzive perputhej me gjetjet tona të parashtruara edhe në Librin e Zi të farses zgjedhore te 14 Majit, botuar në shqip dhe anglisht.
Për herë të parë pas shumë vjetësh, rekomandimi i parë prioritar nuk është reforma e ardhshme zgjedhore që duhet të bëhet, por thirrja institucioneve për hetimin dhe ndëshkimin e krimeve zgjedhore të këtij procesi, mbasi si ç’kemi deklaruar ne menyre te perseritur ne kete farse elektorale krimi u shendrua ne vote dhe vota u shendrua ne krim.
Raporti i fundit i OSBE-ODIHR është më i ziu në 30 vjet. I vetmi që krahasohet me të është raporti i vitit 2001.
Edi Rama i ka kthyer zgjedhjet 22 vite pas, kur janë shënuar standardet me të ulëta zgjedhore në Shqipërinë e pas viteve 90.
Që nga vitit 2013 në Shqipëri nuk bëhen më zgjedhje të lira, dhe kjo për faj të Edi Ramës.
Raporti duke u ndalur ne pabarazine ekstreme ne zgjdhjet e fundit thekson se Qeveria ka abuzuar masivisht me pushtetin dhe burimet shtetërore në favor të kandidatëve të saj, duke prishur barazinë e garës që kërkojnë standardet e OSBE.
Raporti denoncon KQZ si organ i kapur teresisht i cili i ka hapur derën dhe ka lejuar qeverinë të abuzojë e të shkelë ligjin që Komisioni Qendror ka detyrë të garantojë. Rekomandimi prioritar nr. 1: Duhen hetuar përgjegjësit që kanë shkelur barazinë në zgjedhje duke abuzuar me burimet dhe pushtetin shtetëror për të fituar avantazh zgjedhor.
Raporti denoncon publikisht terrorin e ushtruar ndaj zgjedhesve ne forma te ndryshme antiligjore presioni. Ai konstaton me plot të drejtë se është bërë presion mbi zgjedhësit, përfshirë mbi administratën me vende pune, shërbime shtetërore e duke i kërcënuar Kryeministri se do t’u ndërpresë financimet nëse votojnë opozitën. Pra zgjedhësit nuk kanë qenë të lirë.
Raporti denoncon dhunimin masiv te sekretit te votes. Ne raport konstatohet se është cënuar sekreti i votës gjatë votimit nga komisionerët apo persona të tjerë, si dhe operatorët e votimit elektronik, duke lejuar dendur votim familjar, votim në grup, votim në emër të votuesve të tjerë apo duke i udhëzuar zgjedhësit si të votojnë tek dhoma e fshehtë.
Vota që nuk është sekrete nuk është e lirë!
Ne raport denoncohet me force kontrolli i zgjedhesve tipar ky i diktaturave dhe regjimeve totalitare
Patronazhimi dhe përdorimi i të dhënave personale të zgjedhësve, thuhet në raport, të përdorura nga PS, është përdorur për të kontrolluar në masë zgjedhësit. Kjo përbën cënim të lirisë së zgjedhësve.
Po keshtu raporti ndalet ne denoncimin e industrise se blerjes se votes
Shitblerja e votës është problem prej kohësh dhe ka minuar integritetin e zgjedhjeve thotë Rekomandimi Prioritar nr.2. Qartazi fshikullon përgjegjësit që nuk kanë bërë asgjë për ta goditur këtë krim. Në 2017 shitblerja e votës u bë vepër korrupsioni dhe nga 2020 SPAK ka përgjegjësinë ekskluzive për ta hetuar e ndëshkuar por sipas ODIHR del se nuk është bërë asgjë.
Sic Partia Demokratike e ka përsëritur, zgjedhjet ishin një farsë dhe përgjegjësi për plaçkitjen dhe manipulimin e tyre është Edi Rama me bandat e tij.
Zgjedhjet ishin votime dhe Shqipëria votime sa për sy e faqe ka mbajtur edhe në zemër të diktaturës, në kohën e Enver Hoxhës.
Partia Demokratike e përsërit fuqishëm mesazhin që duhet të kuptohet nga të gjithë, sepse nuk ka të bëjë me një forcë politike dhe fatin e saj, por me të gjithë shqiptarët dhe të ardhmen e demokracisë në vend: me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.
Partia Demokratike e përsërit thirrjen e OSBE-ODIHR që zgjedhjet të hetohen dhe i kërkon SPAK të nisë menjëherë punën për zbardhjen e farsës zgjedhore të 2023 dhe zbardhjen e faqes së drejtësisë.
Përfshirjen në zgjedhje të krimit, shndërrimin e shtetit në vegël të partisë në pushtet, përdorimin si furçë elektorale të policisë së shtetit, mosgarantimin e fshehtësisë së votës, intimidimin e votuesve, pensionet, rrogat dhe punësimet elektorale, janë tashmë gjëra të dëshmuara prej të gjithëve. Moshetimi dhe ndëshkimi i tyre është një shkelje e rëndë e interesit publik, rendit shoqëror dhe kushtetues dhe imazhit të drejtësisë.
Të gjithë duhet ta kuptojnë: pa zgjedhje të lira nuk ka zgjidhje!
Se fundi Partia Demokratike falenderon misionin e OSBE ODIHR per punen e tij dhe raportin objektiv te lidhur me farsen elektorale te 14 Majit 2023.