Ivica Daçiç: Ballkani i Hapur është iniciativë e Serbisë

Kryeparlamentari serb, Ivica Daçiç ka thënë se iniciativa e “Ballkanit të Hapur” ka ardhur si propozim i Serbisë. Kjo, sipas Daçiçit është edhe arsyeja pse disa vende po refuzojnë t’i bashkohen kësaj nisme.

“Kundërshtarët e saj janë më shumë kundërshtarë të Serbisë sesa vetë idesë, sepse i shqetëson fakti që shteti ynë e ka propozuar atë iniciativë”, ka thënë Daçiç për mediat.

Ai tha se: “Ballkani i Hapur” mund t’i shqetësojë vetëm ata që janë kundër bashkëpunimit”, shkruan Express.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sot dhe nesër do të qëndrojë në Tiranë, ku do të marrë pjesë në takimin e radhës me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në kuadër të iniciativës së “Ballkanit të Hapur”.

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, i ka ftuar qytetarët të protestojnë sot kundër vizitës së Vuçiçit në kryeqytetin shqiptar për të nënshkruar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, gjashtë marrëveshje.

Iniciativa e “Ballkanit të Hapur” vazhdon të kundërshtohet nga Kosova, e cila e sheh këtë nismë si vegël që Serbia dëshiron ta përdorë kundër saj. “Ballkanin e Hapur” deri tani nuk e kanë mbështetur publikisht as partitë opozitare në Parlamentin e Kosovës.

/Burimi: Syri.net/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *