I”zhvatnin”sirianëve nga 6000 euro, arrestohen dy persona nga Dibra për trafik klandestinësh

Dy persona janë arrestuar nga policia në Dibër, pasi akuzohen për trafik klandestinësh nga Turqia në Shqipëri.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë Gazmend Kovaçi dhe Nezir Kocja, ndërsa arrestimi i tyre është vazhdimësi i të njëjtit operacion të finalizuar më 25 shkurt, ku u kapën 4 persona.
Mësohet se Kovaçi dhe Kocja i kërkonin emigrantëve të paligjshëm nga 4 mijë deri në 6 mijë euro për t’i ndihmuar të kalonin kufirin për në Shqipëri.

Si dhe ndihmonin emigrantët sirianë, duke i kaluar nga Rruga e Arbrit, në drejtim të qytetit të Peshkopisë, me qëllim kalimin e tyre më pas për në Kosovë, Serbi dhe Hungari.

Sakaq, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës 2 automjete, 3 telefona celularë dhe një dokument identifikimi i lëshuar nga një organizatë jofitimprurëse.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *