Izolohet Alketa Vejsiu, çfarë ka ndodhur me të?

Përmes disa postimeve në Instastory, moderatorja Alketa Vejsiu ka zbuluar se është infektuar nga Omicron, dhe për momentin po qëndron në izolim. E pyetur nga ndjekësit në lidhje me simptomat që ka pasur, Vejsiu e ka krahasuar Omicron të ngjashëm me një grip të lehtë.

“Si grip i lehtë, dhimbje fyti, kollë, pak debulesë! Më i lehtë se Covidi. Ndoshta ka ndihmuar dhe vaksinimi me dy doza, dhe fakti që e kam kaluar njëherë vjet Covidin. Tamponin nga hunda bëra unë”, ka treguar moderatorja.

Tashëm Alketës do ti duhet që të kalojë disa ditë në shtëpi, ndërkohë që çdo të hënë transmetohet emisioni i dashurisë që ajo drejton. Mbetet të shihet nëse do ta bëjë drejtimin e tij përmes një lidhje me skype nga banesa e saj.

Më herët u infektuan dhe opinionistët e emisionit, Bleona Qerreti dhe Robert Aliaj, të cilët po ashtu thanë se e kaluan pa simptoma të rënda.

 

 

Izolohet Alketa Vejsiu, çfarë ka ndodhur me të?

Alketa Vejsiu - YouTube
Alketa Vejsiu, the Albanian moderator who astonished Sanremo, Italian media  say - Oculus News
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *