Izraeli u konsiderua si shteti rekord që vaksinoi të gjithë popullsinë e tij, më pas hoqi maskat dhe lehtësoi kushtet e qarkullimit i pari, duke pretenduar se popullsia e tij ishte e sigurt nga flama globale. Por duket se as vaksinat nuk bëjnë efektin e pritshëm…
Infeksionet e reja në Izrael vazhdojnë të rriten për shkak të variantit Delta dhe ekziston frika për një mbyllje të mundshme të aeroportit nëse infeksionet rriten edhe më shumë, deklaroi Ministria izraelite e Shëndetësisë.
Me gjithë një përqindje të lartë të vaksinuarve, në vend u regjistruan 307 raste, shifra më e lartë që nga prilli i kaluar, me një rritje të rasteve të rënda në spital nga 24 në 29.
Tamponët e kryer janë rreth 60 mijë me një normë pozitiviteti prej 0,6%.
Ndërkohë, fushata masive e vaksinimit midis të rinjve të moshës 10 deri në 19 vjeç vazhdon.
Përballë situatës së re, flitet për një rivendosje të disa kufizimeve të tilla si lejimi i vetëm njerëzve të vaksinuar të hyjnë në pjesën e mbyllur të restoranteve dhe vendeve të tjera, por ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar.
Sa i përket aeroportit ”Ben Gurion” në Tel Aviv, i konsideruar nga autoritetet shëndetësore si një pikë e “dobët”, ministri i Brendshëm Ayelet Shaked tha se, “fluturimet mund të bllokohen me një rritje të re të infeksioneve”.
/Priza.al/