Izrael/ Mediat vendase shkruajnë se afër një parkingu në Qendrën Mjekësore Shaare Zedek në Jeruzalem është hapur një gropë e madhe e cila ka ‘përpirë’ një numër makinash.
Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan 7 zjarrfikëse për të ndihmuar njerëzit, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.
Gropa e madhe besohet të jetë formuar si rezultat i punës pranë ndërtimit për një rrugë të re në hyrje të Jeruzalemit.
/Burimi: Global News/ Përshtati: Priza.al/