Izraeli dhe Turqia kanë njoftuar kthimin në normalitet të plotë të marrëdhënieve. Këtë e tha Prenier Yair Lapid në fund të një bisede telefonike me presidentin Recep Tayyip Erdogan. “Rifillimi i marrëdhënieve me Turqinë – tha ai – është një komponent i rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe një zhvillim i rëndësishëm ekonomik për qytetarët e Izraelit”.
Marrëveshja parashikon edhe kthimin e ambasadorëve dhe konsujve të përgjithshëm. Nga ana e saj, Ankaraja ka bërë të ditur se “mbështetja e plotë për çështjen palestineze” nuk do të braktiset me rivendosjen e marrëdhënieve të paqes.