Izraeli e çon mbrojtjen ndaj COVID në tjetër nivel, miratohet doza e 4 e vaksinës

Izraeli do të bëhet vendi i parë që do të injektoje një dozë të katërt të vaksinës COVID-19 ndërsa vendi përgatitet për një valë infeksionesh të nxitura nga varianti i ri Omicron. Ekspertët e pandemisë izraelite kanë rekomanduar një doze përforcuese të katërt për qytetaret mbi 60 vjeç dhe për punonjësit e shëndetësisë. Kryeministri Naftali Bennett e mirëpriti planin dhe u tha zyrtarëve të fillonin përgatitjen. Kjo vendimmarrje vjen pasi Izraeli konfirmoi vdekjen e parë të një pacienti me Omicron. Ndërsa Ministria e shëndetësisë raporton se ka të paktën 340 raste të identifikuara të variantit te ri në Izrael. Parashikohet se administrimi i dozës së katër të injektohet të paktën katër muaj pas dozës së tyre të tretë.

‘Ky është një lajm i mrekullueshëm që do të na ndihmojë të kalojmë valën Omicron që po përfshin botën’, tha zoti Bennett, ndërsa u kërkoi qytetareve që të marrin dozën sa më shpejt të jetë e mundur.

Ne Izrael vetëm rreth 63% e popullsisë së saj prej 9.3 milionë banorësh ka marrë dy doza. Kjo për faktin se Izraeli është një vend relativisht i ri ku rreth një e treta e popullsisë së tij është nën moshën 14 vjeç. Izraeli ka konfirmuar rreth 8,200 vdekje qe nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

 

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *