Pas mesnatës, një sërë bombardimesh goditi jugun e Bejrutit, veçanërisht zonën e Dahieh, duke shkatërruar të paktën tre pallate. Objektivi i sulmit ishte Hashem Saffiedine, pasardhësi i mundshëm i liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.
Sulmi erdhi pas vrasjes së nëntë personave në një tjetër lagje shiite, duke sjellë një klimë frike dhe pasigurie për popullin libanez.
Shtimi i bombardimeve sugjeron se Izraeli ka hyrë në një fazë të re të ofensivës ndaj Hezbollahut, duke synuar të zbrazë Jugun e Libanit dhe të rrisë presionin ndaj forcave shiite.
Në mes të tensioneve, shumë civilë janë zhvendosur dhe po kërkojnë strehim, duke rritur shqetësimet për ndarjet sektorialë në një vend me një histori të komplikuar politike dhe sociale.