Izraeli i është përgjigjur deklaratës së Princit të Uellsit, pasi William bënte thirrje që luftimet të përfundonin sa më shpejt, pas ka shumë viktima nga ky konflikt, me Hamasin.
Në reagimin e tij, zëdhënësi i qeverisë izraelite Eylon Levy tha:
“Izraelitët sigurisht që duan të shohin përfundimin e luftimeve sa më shpejt të jetë e mundur, dhe kjo do të jetë e mundur pasi të lirohen 134 pengjet, dhe sapo ushtria terroriste e Hamasit që kërcënon të përsërisë mizoritë e 7 tetorit, të shpërbëhet. Ne e vlerësojmë thirrjen e Princit të Uellsit për Hamasin për të liruar pengjet. Ne gjithashtu kujtojmë me mirënjohje deklaratën e tij të 11 tetorit që dënonte sulmet terroriste të Hamasit dhe riafirmonte të drejtën e vetëmbrojtjes së Izraelit kundër tyre”.