Izraeli: Sulmi ndaj Iranit do të jetë vdekjeprurës, i saktë dhe befasues

Ministri izraelit i Mbrojtjes tha se sulmi ndaj Iranit do të jetë “vdekjeprurës, i saktë dhe befasues”. Në një takim me ushtarët izraelitë, Gallant tha se iranianët nuk do të kuptojnë se çfarë do ndodhë dhe si do të ndodhë

“Tani i keni parë sulmet që iranianët na sulmuan pak më parë. Këto sulme ishin agresive, por dështuan sepse nuk ishin sulme të sakta. Ashtu siç kemi bërë deri tani në luftën në të gjitha frontet e tjera: kushdo që na sulmon do të lëndohet dhe do të paguajë një çmim.

Nuk është dëmtuar forca ajrore, funksionojnë të gjitha rrugët, ruhet kontinuiteti, nuk u dëmtua asnjë avion, nuk u dëmtua asnjë ushtar, nuk u dëmtua asnjë civil. Sulmi ynë do të jetë vdekjeprurës, i saktë dhe mbi të gjitha befasues. Ata nuk do ta kuptojnë se çfarë ndodhi dhe si ka ndodhur. Ata do të shohin rezultatet”, tha Gallant.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *