Vazhdojnë sulmet izraelite në zonën e Gazës. Ndërtesat e synuara janë shtëpitë të cilat mendohet se i përkasin Hamasit, si dhe bankat. Strategjia e ushtrisë izraelite është bllokimi financiar i grupit palestinez.
Avionët izraelitë kanë goditur disa minuta më parë një bankë, e cila ndodhej pranë spitalit Al-Shifa Safwat al-Kahlout. “Kjo është banka e tretë që forcat izraelite kanë sulmuar, duke pretenduar se këto janë pjesë e infrastrukturës financiare të Hamasit”, thotë al-Kahlout, korrespondenti i Al Jazeera.
“Disa minuta para sulmit izraelit, pamë Brigadat Al Qassam të Hamasit që lëshonin një raketë drejt Ashkelon. Më herët ne pamë izraelitët duke intensifikuar zjarrin e tyre në zonën qendrore të Rripit të Gazës, posaçërisht në kampin e refugjatëve Al-Bureij.
Ata goditën disa shtëpi banimi. Ata thanë se këto shtëpi i përkasin komandantëve luftarakë të krahut të Hamasit, por gjithashtu janë shkatërruar edhe disa shtëpi rezidencialë që ndodheshin aty pranë, dhe disa civilë kanë mbetur të vrarë në këtë sulm”, tha al-Kahlout.
Burimi i lajmit: Aljazeera. Përshtati Priza.al