Me valën e të nxehtit fillojnë dhe shfaqen edhe mushkonjat, ku pickimet e tyre janë një tmerr për të gjithë. Këto krijesa të vogla mund të shkaktojnë irritime të lëkurës, që ndonjëherë zgjasin për ditë të tëra. ‘Por’ gjithmonë e ka një zgjidhje, se si ne mund t’i largojmë dhe të shmangim pickimin nga mushkonjat.
Priza.al ju sjell në vëmendjen tuaj disa mënyra të thjeshta për t’i mbajtur larg këto insekte të bezdisshme:
Ndizni një qiri aromatizues në dhomë
Qirinjtë aromatizues janë zgjidhje natyrale për të shpëtuar nga mushkonjat. Shumë aroma intensive i mbajnë insektet larg, e për më tepër e shndërrojnë dhomën tuaj në një ambient më të këndshëm.
Cilat aroma t’i zgjidhni?
Rozëmarina, livando dhe limoni funksionojnë më së miri, por ju mund të zgjidhni pothuajse çfarëdo aromë më të theksuar që ju pëlqen. Në këtë mënyrë do t’i largoni mushkonjat, vetëm keni kujdes me qiriun, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.
Përdorni hudhra
Po! Hudhra njihet si një ndër përbërësit më të dobishëm për zbrapsjen e mushkonjave. Krejt çka ju duhet të bëni, është të hani një sallatë me erëza hudhre ose një supë të shijshme me hudhër – vaji në hudhër butësisht do të lëshohet nga poret dhe do të krijojë një barrierë që i mban mushkonjat larg nga lëkura juaj. Por mos harroni, erdha e hudhrës nganjëherë i mban larg edhe njerëzit…
Lyejeni trupin me vaj limoni
Vaj i limonit është një ndër përbërësit më të dobishëm për largimin e mushkonjave dhe insekteve tjera. Prandaj, edhe njerëzit që jetojnë në zona ku ka insekte (si xhunglat ose kënetat) përdorin vaj limoni. Para se të flini, lyejani trupin me vaj limoni (ose krem). Në fillim mbase do t’ju bezdisë ajo ndjesia e ngjitjes, por nëse kjo është mënyra për t’i larguar mushkonjat dhe për të fjetur rehat, ia vlen, apo jo?
Blini dyshekë dhe çarçafë cilësorë
Me siguri po mendoni se çka lidhet dysheku ose çarçafët me largimin e mushkonjave? Epo, kanë lidhje, sepse mushkonjat tërhiqen prej nxehtësisë, djersitjes dhe aromës së saj. Por nëse flini në një dyshek apo çarçafë cilësorë, të cilët e rregullojnë temperaturën e trupit, do të keni më shumë mundësi për të fjetur rehat, pa djersitje dhe pa u bezdisur nga mushkonjat.