Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj është marrë i pandehur për aferën me inceneratorin e Elbasanit. Prokuroria e Posaçme ka nisur komunikimin e akuzave ndaj Arben Ahmetajt, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, lidhur fraksionin e ndarë të inceneratorit të Elbasanit.
Ahmetaj është nën hetim për procedimin penal 277/1 për veprat penale pastrim parash, korrupsion në 6 raste dhe fshehje pasurie. Gjatë hetimeve pas kallëzimeve që u bënë ndaj tij, se ka përfituar dhurata e udhëtime të paguara nga administratorët e inceneratorëve, u ngritën 3 akuza teksa u shpall në kërkim ndërkombëtar.
Mësohet se e pandehur do të merret dhe ish bashkëshortja e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.