Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka zgjedhur të vizitojë Beogradin dhe Tiranën në ‘udhëtimin’ e lamtumirës për Ballkanin Perëndimor.
Pas një dite qëndrim në Beograd, Merkel sot ka fluturuar drejt Tiranës, ku është pritur me ceremoni të lartë shtetërore nga kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama.
Por pse Merkel nuk zgjodhi që të vizitojë edhe Prishtinën gjatë këtij qëndrimi në Ballkanin Perëndimor. ‘Gazeta Express’ ka kontaktuar me zyrën për media të qeverisë gjermane.
Christian Lichtwardt ka thënë se do të ishte shumë e vështirë që të vizitoheshin të gjashtë kryeqytetet për shkak të aspektit logjistik dhe për shkak të kohës.
“Logjistikisht dhe në aspektin kohor, do të kishte qenë e vështirë të udhëtosh në të gjashtë kryeqytetet. Prandaj, ne jemi të kënaqur që të gjithë ranë dakord të vinin në Tiranë”, ka thënë Lichtëardt për Gazetën Express. /Priza.al/