Roli i qumështit në shëndetin e njeriut është shumë i rëndësishëm.
Këtë e kemi mësuar që në fëmijëri dhe shkenca e ka provuar.
Ai është plot vlerë për imunitetin dhe për të gjithë trupin nga koka tek këmbët.
Pirja çdo ditë e qumështit ofron këto përfitime:
Ndihmon për rënien nga pesha,
Ofron shumë proteina të domosdoshme për organizmin,
Ndihmon në ruajtjen e masës muskulare,
Ofron sasi të bollshme të kalçiumit, një mineral i dobishëm për kockat dhe jo vetëm,
Ndihmon kundër diabetit dhe sëmundjeve të zemrës,
Qumështi është pak delikat në kombinime për një arsye të vetme: ai shkakton probleme me tretjen.
Me kalimin e moshës, sistemi tretës dobësohet dhe qumështit shkakton fryrje të mëdha që zgjasin për gjithë ditën.Nga ana tjetër, qumështi i pasterizuar dhe i përpunuar përmban baktere (të mira e të këqija) që prishin ekuilibrat në mikrobiomën e stomakut.Një nga kombinimet më të zakonshme të qumështit është ai me fruta të ndryshme në përgatitjen e lëngjeve të ndryshme.Qumështi synon ta bëjë lëngun e frutave dhe perimeve më homogjen, por përfshirja e tij është e gabuar.
Arsyet Përse Qumështi Nuk Duhet Kombinuar Me Fruta?
3000 vjet më parë në Indi lindi mjekësia më e famshme popullore e njohur si Ayurveda.
Kjo praktikë holistike bazohet në besimin se shëndeti dhe mirëqenia e njeriut janë në varësi të një ekuilibri delikat mes mendjes, trupit dhe shpirtit.
Qëllimi i kësaj mjekësie është të përmirësojë shëndetin e njeriut në mënyrë sa më natyrale.Sipas këshillave të ekspertëve të kësaj mjekësie, qumështi nuk duhet kombinuar me fruta të ëmbla apo me aciditet të lartë.
Kur qumështi kombinohet me frutat e ëmbla, ai ndikon negativisht tek tretja e frurit dhe nxit fermentimin e sheqerit në stomak.Kur qumështi kombinohet me frutat me aciditet të lartë, ai thartohet dhe shkakton aciditet akoma më të lartë në stomak.Kombinimi më i sigurtë për shëndetin është ai i qumështit me mango, avokado, rrush të thatë, fiq të thatë dhe hurma arabie.