Të gjithë çiftet zihen madje dhe ata më të lumturit. Në fakt, terapistët e martesës thonë se mos grindja fare mund të jetë një shenjë se çifti po shkon drejt një ndarjeje.
Ajo që i ndan çiftet e lumtura nga ata jo shumë të lumtur nuk është vetëm mënyra se si ata debatojnë por çfarë bëjnë pasi të ketë mbaruar debati.
Ja çfarë bëjnë këto çifte ndryshe, sipas terapistëve:
Secili merr përsipër pjesën e tij të fajit
Çiftet e lumtur pas një sherri nuk vazhdojnë të bëjnë me faj njëri-tjetrin, por marrin secili përsipër pjesën e tij. Janë të vetëdijshëm që pjesërisht gabimi ishte i tyri dhe nuk e kërkojnë tek partneri përballë. Janë mjaftueshëm të rritur dhe të matur për ta pranuar me seriozitet ç’ndodhi.
Kërkojnë falje dhe e ndjejnë realisht
Nuk thonë “më fal” sa për të kaluar radhën, por zgjedhin të jenë prezent për të respektuar veten, palën tjetër dhe raportin. Të thuash më fal është e vështirë për shumë njerëz, por ndonjëherë është gjithçka duhet nëse kërkohet në mënyrë të sinqertë.
Ecin para edhe pse konflikti s’është plotësisht i përfunduar
Të gjithë konfliktohen dhe debatojnë, por ata më të lumturit e vazhdojnë bashkë pjesën tjetër të ditës edhe pas zënkës. Nuk mbajnë mëri dhe inat për një kohë të gjatë. Kështu retë e zeza të mendimeve nuk zënë pjesën më të madhe të kohës së tyre. Fokusohen tek vazhdimësia.
Përpiqen të mësojnë diçka të re nga çdo mosmarrëveshje
Në lidhjet e shëndetshme, shumica e debateve vjen si pasojë e keqkuptimeve, prandaj çdo konflikt është një mundësi e mirë për të kuptuar partnerin tuaj dhe për të folur me ta sa më hapur.
Të dy bëjnë përpjekje për t’u pajtuar
E dimë sa stresuese janë sherret, por nëse ju të dy tregoni se po përpiqeni t’i jepni fund dhe të rregulloni gjërat mes jush- zënka do të harrohet më shpejt nga ç’e mendoni. Më mirë se të rrini të inatosur, flisni dhe kujtojini vetes që jeni skuadër. Një përqafim i ngrohtë, mund të shuajë çdo mërzi!
Nuk kanë më inate nëse sherri është mbyllur
Kur pajtohen çiftet e lumtura e lënë zënkën të shkojë dhe nuk ngecin tek fjalët që u thanë apo tek argumentet e bëra. Që do të thotë- bisedat në vazhdim nuk kanë komente pasivo-agresive.