Një fanellë speciale e limituar për të festuar Karim Benzema, fitues i Topit të Artë 2022. Adidas ka krijuar një fanellë të Real Madrid me emrin e sulmuesit francez dhe numrin 9 me ngjyrë ari. Brenda numrit janë edhe konturet e imazheve të francezit.
Sulmuesi u shpërblyer në Theatre du Chatelet në Paris, nga Zinedin Zidane. Fanella do të jetë në dispozicion vetëm për një kohë të kufizuar.Në spotin e Adidas, edhe fasha e Benzemas që mbante në dorën e djathtë do të jetë e artë me diçiturën. “Asgjë nuk është e pamundur”.
Attitude is gold. Family is gold. ????? is gold. ?#BallonDor @realmadrid @Benzema pic.twitter.com/Qo6QucIOEb
— adidas Football (@adidasfootball) October 18, 2022