Është një fakt i njohur tashmë se ushqimi dhe seksi janë dy nga kënaqësitë më të mëdha të jetës dhe tani shkenca thotë se nëse i kombinoni të dyja së bashku, rezultati mund të jetë “spektakolar” .
Një grup studiuesish nga Universiteti i Oslos, Norvegji zbuluan se edhe prekjet e buta mes çiftit nuk janë aq të kënaqshme kur mbizotëron ndjenja e urisë.
“Prekja ishte më e këndshme dhe eksituese kur pjesëmarrësit ushqeheshin”, kanë deklaruar studiuesit.
Ditën e parë, vullnetarët bënë eksperimentin në orën 15:00, pasi ishin pa ngrënë për gjashtë orë. Më pas atyre iu dha një vakt i lëngshëm dhe një banane përpara se të fillonin të prekeshin. Më pas atyre iu kërkua të vlerësonin se sa e këndshme iu duk prekja. Në ditën e dytë, pjesëmarrësve iu desh të mos hanin për gjashtë orë dhe nuk iu dhanë ushqim për të bërë eksperimentin. Duke u ndjerë të uritur, studiuesit vunë re se ata kanë shtuar përkëdheljet.
Hulumtimet zbuluan se nivelet e grelinës (hormoni i urisë) në ditën e dytë u ngritën. Jo çuditërisht, vullnetarët raportuan gjithashtu nivele më të ulëta kënaqësie.
“Të gjitha shpejtësitë e prekjes ishin më pak të këndshme kur pjesëmarrësit nuk kishin ngrënë,” thanë studiuesit. “Kjo mund të jetë për shkak se pjesëmarrësit ndjeheshin të uritur dhe nuk mund të përqendroheshin me stomakun bosh.”
Në ditën e dytë, pjesëmarrësve iu desh të mos hanin për gjashtë orë dhe nuk iu dhanë ushqim për të bërë eksperimentin. Duke u ndjerë të uritur, studiuesit vunë re se ata kanë shtuar përkëdheljet. Hulumtimet zbuluan se nivelet e grelinës (hormoni i urisë) në ditën e dytë u ngritën. Jo çuditërisht, vullnetarët raportuan gjithashtu nivele më të ulëta kënaqësie.
“Të gjitha shpejtësitë e prekjes ishin më pak të këndshme kur pjesëmarrësit nuk kishin ngrënë,” thanë studiuesit. “Kjo mund të jetë për shkak se pjesëmarrësit ndjeheshin të uritur dhe nuk mund të përqendroheshin me stomakun bosh.”
Megjithatë, mund të mos jetë e mençur të hani shumë para se të bëni seks, dhe mjekët rekomandojnë që të prisni të paktën 60 minuta pas një vakti të madh.