Mbajtja pastër e frigoriferit është shumë e rëndësishme për shëndetin tuaj, pasi ndikon drejtpërdrejt tek ushqimet. Ai duhet pastruar si duhet pasi vetëm në këtë mënyrë sigurojmë që i gjithë ushqimi të mbetet i ngrënshëm.
Ekspertët e pajisjeve elektrike vënë në dukje disa gabime themelore që bëjmë kur pastrojmë frigoriferin tonë dhe shpjegojnë se si t’i rregullojmë ato. Shiriti elastik që ngjitet në skajin e jashtëm të derës së frigoriferit dhe ngrirësit për t’u mbyllur siç duhet, ka nevojë për pastrim të rregullt, ashtu si pjesa tjetër e frigoriferit.
Për ta pastruar ju duhet një furçë dhëmbësh e vjetër, uthull dhe ujë. Fillimisht e bëjmë masën duke përzier 1 lugë uthull në gjysmë gote ujë. Më pas zhytni furçën e dhëmbëve në përzierje dhe fshijeni gomën tërësisht. Në këtë mënyrë do të mund të heqim papastërtitë pa i shkaktuar dëme gomës.
Kur pastrojmë brendësinë e ngrirësit, është mirë të mos e lagim shumë leckën ose sfungjerin tonë të pastrimit dhe të sigurohemi që të mos pikojë, në këtë rast nuk transmeton lagështi. Uji mund të formojë akull, i cili bllokon qarkullimin e ajrit dhe shkakton probleme ftohjeje.
Megjithëse kimikatet e forta janë efektive në dezinfektimin e sipërfaqeve, ato mund të lënë një erë të fortë, e cila absorbohet lehtësisht nga ushqimi ose akulli. Prandaj zgjidhja më e mirë për pastrimin e pjesës së brendshme të frigoriferit, është përzierja e uthullës dhe ujit. Nëse do të heqim tërësisht sirtarët apo raftet, mund të përdorim edhe ujë me sapun në lavaman. Sigurohuni që t’i shpëlani dhe thani mirë përpara se t’i vendosni në vend.
Nëse presim shumë gjatë për të pastruar njollat ose spërkatjet, mund të përfundojmë me shumë lagështi në frigoriferin tonë, gjë që mund të dëmtojë pajisjen tonë. Përveç kësaj, sigurisht që më pas pastrimi do të jetë një proces më i vështirë dhe që kërkon kohë. Një mjedis i lagësht dhe i errët ofron kushtet ideale për rritjen e mykut. Kjo është arsyeja pse pas pastrimit sigurohemi që çdo pjesë e frigoriferit të jetë plotësisht e thatë.
Mos harroni se frigoriferi është një pajisje elektrike, ndaj kur e pastrojmë thellë dhe për këtë arsye përdorim shumë ujë, duhet ta heqim nga priza për të shmangur çdo rrezik. Ndërkaq, ushqimi nuk është e vetmja gjë që duhet të ruani në frigorifer. Nuk ka asgjë më të mirë se një frigorifer për të mbajtur gjithçka të freskët dhe për të zgjatur jetën e shumë produkteve të ndryshme. Nga sendet shtëpiake deri tek produktet e bukurisë, ka disa sende që performojnë më mirë kur mbahen brenda frigoriferit.