Për të qenë të shëndetshëm dhe plot energji, fillimisht duhet të dini si fillim se mëngjesi është thelbësor. Ja çfarë duhet të konsumoni:
Thjerrëza
Përveç proteinave, thjerrëzat janë të pasura edhe me hekur çka e bën organizmin më të fortë.
Vitaminë D
Mungesa e vitaminës D sjell lodhje më të shpejtë të organizmit. Përveç kësaj kjo vitaminë ndihmon në përthithjen më të mire të kalciumit. Konsumoni ton, salmon, sardele të cilat janë të pasura edhe me omega 3.
Magnez
Magnezi ndihmon për formë dhe moral të mirë. Bajamet janë më të mirat.
Vitaminë C
Ushqimet që përmbajnë vitaminë C ndihmojnë luftën ndaj infeksioneve. Portokalli (i cili mirë është të konsumohet në mëngjes), brokoli, limoni, spinaqi dhe kivi janë produktet më të pasura me vitaminë C. Konsumojini më mirë ashtu si janë dhe jo të gatuara. Do e shihni që do keni edhe mbrojtje më të mirë imunitare.
Hekur
Mish të kuq për më shumë hekur. Mirë është që njëherë në javë të konsumoni mish të kuq për të parandaluar aneminë dhe për të pasur me shumë rezistencë fizike falë përmbajtjes së hekurit.
Supë me perime
E ku ka më mirë sesa një supë me perime për të marrë sa më shumë vitamina dhe fibra? Ajo do ju ngrohë në dimër dhe do ju bëjë të jeni më të shëndetshëm.
Makarona dhe oriz
Makaronat dhe orizi treten shpejt dhe ndihmojnë organizmin të funksionojë si duhet sidomos në ditët më të freskëta.