Në vitin 1519
U shua në moshën 67-vjeçare artisti italian, Leonardo da Vinçi, piktor, skulptor, inxhinier, arkitekt dhe shkencëtar ndër më të shquarit dhe më të rëndësishmit e periudhës së Rilindjes.
Në vitin 1808
Në kryeqytetin Madrid të Spanjës filloi kryengritja e famshme e “Dos De Mayo” (Kryengritja e 2 Majit). Në përleshjet ndërmjet ushtarëve francezë dhe banorëve të Madridit, të cilët reaguan ndaj pushtimit të qytetit nga ushtritë e Napoleonit dhe shpalljes së vëllait të tij të madh mbret i Spanjës, mbetën të vrarë qindra kryeqytetas.
Në vitin 1885
U hodhën me ceremoni themelet e Liceut të Abdurrahman Pashës në Kastamonu, i pari gjimnaz zyrtar në Anadoll dhe Turqi.
Në vitin 1919
Për herë të parë – fillon shërbimi ajror për udhëtarë në SHBA
Në vitin 1926
U dërgua faksi i parë ndërmjet dy brigjeve të oqeanit Atlantik.
Në vitin 1997
Mbretëria e Bashkuar: Udhëheqësi i Partisë Laburiste britanike Tony Blair bëhet kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar, pas 18 vjet të qeverisjes konservatore
Në vitin 2011
Osama bin Ladeni u qëllua për vdekje nga forcat speciale të Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës brenda një kompleksi rezidencial privat në qytetin Abotabad të Pakistanit, ku jetonte bashkë me një familje lokale nga Veziristani, gjatë një operacioni të fshehtë me mbështetjen e CIA-s.