Ja çfarë mendojnë banorët për Donaldin dhe Beatrix: Për mua e kanë dhënë puthjen kur ishin

Shumica prej banorëve brenda shtëpisë së BBV janë të bindur se mes Donaldit dhe Beatrixit ka një pëlqim teksa ata po tregojnë një afrimitet të madh me njëri-tjetrin. Këngëtarja dhe aktori nisën që të flirtonin sapo Semi Jaupaj doli përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Dyshja kanë disa ditë që duket se qëndrojnë vetëm bashkë, Ata kanë fjetur në krahët e njëri-tjetrit, janë kapur për dore dhe kanë shkëmbyer shikime flirtuese.

Donaldi ka thënë se tërhiqet fizikisht nga artistja, sepse ajo e ka trupin shumë të bukur. Ndërkohë Ramosaj është shprehur se Donaldi është “si rrush”, por nuk dëshiron ende që t’i “vërë vulën” këtij muhabeti. Ndërkohë ditën e sotme, Beniada tha se dyshon që dyshja kanë shkëmbyer një puthje romantike në buzë, gjatë kohës që Beatrix kishte rënë në pishinë.

Pjesë nga biseda:

Antonela: Çfarë ndodhi me ata të dy?

Beniada: Si duket Donaldi i ka thënë ‘të pëlqej Trix’ edhe ndoshta Donaldi ka shkuar e ka puthur. Për mendimin tim nga emocionet që u lagën në ujë dhe u futën në pishinë (momenti kur Beatrix është brenda në pishinë dhe Donaldi i zgjat dorën për ta nxjerrë jashtë e më pas futet edhe ai bashkë me të).

Antonela: A thua?

Beniada: Po, pse jo?!

Dj Dagz: Po bëni skema.

Beniada: Për mua e kanë bërë puthjen aty në ujë dhe ndoshta nga lumturia… Në ato momente je i ngrohtë, nuk e ndjen të ftohtin (në pishinë).

Einxhel: E ke provuar ti?

Beniada: Jo.

Einxhel: Po atëherë?

Beniada: Jo, po imagjinoj.

Einxhel: Thash mos e ke provuar.

Beniada: Jo, me ty ndoshta.

Einxhel: Me mua?! Ku e ke provuar me mua mi? Bashkë s’e kemi provuar ndonjëherë këtë gjë. Unë e kam provuar.

Beniada: E ke provuar?

Einxhel: Po.

Beniada: Edhe unë.

Einxhel: Atëherë pse thua s’e kam provuar?

Beniada: T’i tregoj gjithë botës unë që e kam provuar?

Einxhel: Po s’ka ndonjë gjë të keqe. Je puth në shi e je hedh në ujë.

Beniada: Shi s’kishte, por u hodhëm në ujë. Ishte diell i madh. Ishim shokë, dolëm në kafe. Ishim shokë në fillim. Dolëm me marr rreze në plazh, pastaj ai më puthi në buzë në ujë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *