Ja çfarë ndodh kur qelizat kanceroze arrijnë në mushkëri

Kanceri i gjirit është një sëmundje me pasoja fatale për jetën, ku qelizat e tij shkëputen nga tumori origjinal dhe përhapet në kocka, mëlçi ose mushkëri.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj se çfarë ndodh kur këto qeliza tumoriale arrijnë në mushkri, ku është vërtetuar se në ketë fazë qelizat bëhen më rezistente ndaj disa ilaçeve të kimioterapisë. Një studim i ri, i lidhur me projektin ‘MetEpiStem’ zbuloi se kur qelizat e kancerit përhapen në organe me një mikromjedis të butë, këto rriten akoma dhe më shumë dhe rezistenca ndaj kimioterapisë është akoma dhe më e lartë.

Metastazat e mushkërive janë shpesh rezistente ndaj kimioterapisë dhe mund të qëndrojnë të fjetura për shumë vite derisa të kthehen përsëri.

Ky zbulim ka potencialin të çojë në qasje të reja terapeutike që fokusohen në parandalimin e rritjes së qelizave metastatike në vend që të pengojnë procesin e rritjes pasi ai tashmë ka filluar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *