1-Rrudha
Nëse flini me “make up” ka më shumë gjasa që fytyra juaj të rrudhet dhe plaket më shpejtë seç duhet.
2-Puçra.
Mos heqja e pudrës nga fytyra ndikon në bllokimin e poreve dhe daljen e puçrave.
3-Dëmtim të qepallave të syrit.
Nuk është habi sepse fjetja kur sytë janë me laps të zi dhe me rimel nënkupton bllokimin e pjesës së lëkurës afër qerpikëve dhe si rrjedhojë syri infektohet.
4-Dëmtimi i qerpikëve.
Mbajtja e rimelit edhe gjatë natës shkakton prishje dhe dobësim të qerpikëve.
5-Irritimi dhe infektimi i syve.
Neglizhenca ndaj heqjes së makiazhit nga sytë mund të shkaktojë tharje, skuqje, irritim dhe infektim në sy.
/Priza.al/