Seksi është i mirë për trupin tonë pasi forcon sistemin imunitar dhe forcon vetëbesimit tonë.
Por priza.al sjell në vëmendje se çfarë ndodh me trupin tuaj kur ka mungesa të seksit:
Plakja e hershme
Gjatë seksit prodhohet edhe kolagjeni, i cili bën që të dukeni më e re në moshë dhe i jep shkëlqim lëkurës. Për shkak të mungesës së kolagjenit, lëkura duket më e plakur se sa është në të vërtetë.
Probleme me lëkurën
Puçrrat dhe aknet në fytyrë shfaqen te femrat që kanë mungesë progesteroni, të cilin organizmi e prodhon gjatë seksit, sepse ky hormon bën që fytyra të jetë e pastër.
Ndryshime para ciklit menstrual
Nëse abstenoni nga të gjitha llojet e seksit, duke përfshirë edhe masturbimin, ngërçet mund të bëhen më të shpeshta se më parë.
Lodhje kronike
Shumica e femrave të cilat nuk praktikojnë seks vuajnë nga pagjumësia. Për këtë fajtor është pikërisht hormoni i quajtur oksitocinë, i cili prodhohet gjatë orgazmës. Për shkak të mungesës së këtij hormoni, femrat shpesh janë të shqetësuara dhe kanë probleme me gjumin.
Imunitet i dobët
Marrëdhëniet seksuale përmirësojnë gjendjen e përgjithshme të organizmit dhe shtojnë me 30% numrin e antitrupave kundër viruseve.
Harresa
Seksi ndikon në qarkullimin e gjakut, dhe vetvetiu edhe në funksionin më të mirë të trurit.
Sjellje armiqësore
Përveç pasojave fizike, ekzistojnë edhe ato psikike si pasojë e mungesës së seksit. Femrat të cilat nuk janë të kënaqura seksualisht shpesh kanë qëndrim armiqësor ndaj gjithë njerëzve që kanë pranë.
Rezistencë e dobët ndaj dhembjeve
Oksitocina është hormon i cili prodhohet gjatë seksit dhe shërben si ilaç natyror kundër dhembjeve dhe ngërçeve, kështu që femrat të cilat nuk janë seksualisht aktive shpesh marrin ilaçe kundër dhimbjeve, sepse kanë mungesë të këtij hormoni.
Pakënaqësi me pamjen e jashtme
Mungesa e seksit më së shumti ndikon në vetëbesimin, prandaj femrat të cilat nuk kanë marrëdhënie seksuale shpesh nuk kanë as besim në veten dhe vazhdimisht janë të pakënaqura me pamjen e tyre./priza.al