Numërimi mbrapsht ka nisur, edhe 1 ditë e gjysmë na ndan nga darka e bukur e ndërrimit të viteve, ku të gjithë karshi ushqimeve të mira, do të keni edhe harenë e familjarëve më të afërt.
Një muzikë e lehtë në sfond, të qeshura, biseda, foto, video, puthje dhe përqafime…
Prit, mungon dhe diçka tjetër…
Një panetone në mes të tavolinës. Një traditë italiane që është bërë edhe pjesë e jona.
Sidomos në mëngjesin e datës 1 janar, kur gjithçka që do, është një kafe e shoqëruar me panetone duke qëndruar nën batanijen e ngrohtë.