Ja çfarë nuk duhet të veshin më meshkujt në vitin 2023

Moda është gjithmonë në ndryshim, por le ta pranojmë: Diçka që nuk është elegante, nuk është! Nuk ka për të qenë kurrë. Thënë kjo, nëse preferoni që gjatë 2023-shit të hiqni dorë nga gjërat që e bëjnë stilin tuaj të mos duket fort i kuruar, duhet të largoni nga garderoba disa veshje, sipas Josh Sims, një dizejner i modës për meshkuj i cili ka bashkëpunuar në The Times, CNN, Wallpaper dhe është autor i librave për stilin e burrave, si “Icons of Men’s Style”.

Çfarë nuk duhet të veshin më burrat në 2023-shin?

Pantallonat treçerekëshe – vishni ose pantallona të gjata, ose të shkurtra. Asgjë midis!

Xhinset e ngushta – thjesht mos!

Bluzat me jakë V-ë shumë të hapur

Bluzat me logo gjigante

Këmishat që duken si bluza të ngushta palestre

Xhinset e grisura


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *