Ja çfarë thotë motra e Rita Orës për Dua Lipën

Fakti që Rita Ora nuk ka një raport të mirë me Dua Lipën, nuk do të thotë që edhe motra e Ritës ta ketë. Elena Ora motra dhe njëkohësisht edhe menaxherja e artistes me origjinë shqiptare së fundmi ka pozuar krah autores së hitit “New Rules”.

Përveç kësaj, krahas një fotoje të publikuar në Instastory-n e saj, motra e Ritës ka folur me fjalë të mëdha për Duan.

“Mbretëresha ime e bukur shqiptare, kaq krenare me ne, ne e drejtojmë botën”, ka shkruar Elena Ora në mbishkrimin e një ‘selfie’ ku duket me Lipën.

Thuhet se mosmarrëveshjet midis Dua Lipës dhe Rita Orës kanë nisur kur në fillimet e saj Dua kishte kërkuar ndihmë nga motra e Ritës, menaxherja Elena, për ta ndihmuar në rrugën drejt muzikës, por që në atë kohë ajo nuk ishte treguar e gatshme ta ndihmonte.

Më herët Dua Lipa theu heshtjen dhe ka përmendur emrin e Ritës, madje në një mënyrë shumë të bukur.

Në një intervistë të dhënë për “Line Of Best Fit”, teksa Dua shprehej se ndiehej krenare që i përfaqësonte dy vendet (Shqipëri dhe Kosovë), shtoi se do të donte që Kosova të njihej si vendi i saj dhe i Ritës.

“Pra, nëse dikush thotë oh, ku është Kosova?’ njerëzit mos thonë është mes Italisë dhe Greqisë, por Rita Ora është nga atje, Dua Lipa nga atje’– u shpreh artistja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *