Ja cilat grupmosha rrezikohen më shumë nga çrregullimet e të ngrënit

Çrregullimet e të ngrënit nuk janë vetëm një problem për adoleshentët, pasi sipas një studimi të ri prek edhe të moshuarit. Ky hulumtim nxjerr në pah një grup njerëzish që duket se janë më të prirur ndaj çrregullimeve të të ngrënit: gratë e moshës së mesme në menopauzë.

“Vlerësohet se afërsisht 3.5% e grave mbi 40 vjeç përballen me një çrregullim të të ngrënit“, shpjegon mjekia Stephanie Faubion.

Sipas gjetjeve të hulumtimit, i cili studioi rastet e 36 grave të moshës 45-61 vjeç, arsyeja kryesore që shkakton një çrregullim të të ngrënit në këtë grup njerëzish është të qenurit e pakënaqur me trupin dhe stresi për ruajtjen e linjave trupore. Stresi për të pasur linja trupore perfekte duke se shoqëron gratë përgjithatë gjithë jetës. Megjithatë, kjo bëhet veçanërisht e theksuar tek moshat e mesme, me gratë në menopauzë që raportojnë një frikë më të madhe për shtimin e peshës.

“Luhatjet në nivelet e hormoneve mund të veprojnë si një faktor rreziku për shfaqjen e këtyre simptomave, megjithatë kjo nuk është vërtetuar,” vuri në dukje mjekia.

Ajo thekson se gratë që vërejnë simptoma të çrregullimeve të të ngrënit duhet të jenë veçanërisht të kujdesshme, pasi shpesh mund të shoqërohen me kërcënime të tjera shëndetësore, si p.sh., depresioni. Çdo ndryshim në jetë, duke përfshirë ndryshimet, mund të shkaktojë që simptomat e çrregullimit të të ngrënit të përkeqësohen. Ndaj është e rëndësishme që gratë të cilat përballen me këtë problem të kërkojnë ndihmë nga një specialist, në mënyrë që të mos vënë në rrezik serioz jetën e tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *