Ja cilat janë sekretet për një bashkëjetesë të lumtur me partnerin tuaj

Bashkëjetesa është një vendim shumë i rëndësishëm në jetën e një çifti. E gjithë koha që ata kalojnë bashkë mund të ndihmojë në forcimin e lidhjes së tyre, por mund t’i përballë ata dhe me situata të pakëndshme. ‘BrightSide’ ka publikuar 8 sekretet për një bashkëjetesë të lumtur.

1. Ata janë të organizuar dhe bien dakord për oraret

8 Things Couples Do to Make Their Marriage Last
Nga skedulimi i punëve deri te diskutimi i kufijve personal, çiftet duhet të bëjnë disa kompromise.

2. Ata ndajnë punët së bashku

8 Things Couples Do to Make Their Marriage Last
Një studim zbuloi se 56% e të anketuarve besojnë se ndarja e punëve është shumë e rëndësishme për një martesë të lumtur. Kjo vlen dhe për çiftet që bashkëjetojnë.

3. Ata diskutojnë së bashku çështjen e parave

8 Things Couples Do to Make Their Marriage Last
Ashtu si punët, shpenzimet e shtëpisë duhet të konsiderohen përgjegjësi e përbashkët. Çiftet duhet të diskutojnë se si planifikojnë të ndajnë faturat, parësisht nga pagat e tyre individuale. Biseda duhet të përfshijë gjithashtu borxhet e tyre të papaguara dhe qëllimet financiare. Partnerët duhet të jenë gjithmonë të sinqertë në lidhje me çështjet e parave.

4. Ata mësojnë se si të përballen me veset e njëri-tjetrit.

8 Things Couples Do to Make Their Marriage Last
Kur çiftet fillojnë të jetojnë së bashku, kjo është koha kur ata njihen me veset e partnerit. Ata duhet të mësojnë të përshtaten me këto cilësi.

5. Ata respektojnë hapësirën e njëri-tjetrit

8 Things Couples Do to Make Their Marriage Last
Bashkëjetesa nuk do të thotë se duhet të kaloni çdo moment bashkë. Të marrësh kohën tënde është e shëndetshme edhe për marrëdhënien. Vetmia na lejon të reflektojmë për shumë gjëra, përfshirë veten tonë, dhe mund të na ndihmojë të bëhemi njerëz më të mirë për të tjerët.

6. Ata përpiqen të zgjidhin konfliktet e tyre

8 Things Couples Do to Make Their Marriage Last

Çiftet duhet të kujdesen për të zgjidhur konfliketet e tyre dhe të diskutojnë të gjitha problemet.

/Përshtati:Priza.al/Burimi:BrightSide

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *