Dashi: I pëlqen të bëjë shopping luksoz dhe blen duke u bazuar vetëm tek emocionet.
Demi: Është natyrë materialiste, e do luksin. Shopping ‘low cost’ nuk bën për këtë shenjë.
Binjakët: Shpesh lunatikë dhe kapriçozë, nuk janë kursimtarë të mirë!
Gaforrja: Është shenjë kursimtare, vështirë të blejë pa racionim.
Luani: Është një shenjë shumë ambicioze, tenton të kursejë për t’u përqëndruar tek diçka luksoze dhe më pas të shpenzojë më shumë.
Virgjëresha: Kjo shenjë kursen, ndonjëherë më shumë se duhet. Vështirë t’i dorëzohet ndonjë kënaqësie të vogël.
Peshorja: Me shpirt shumë rinor, kjo shenjë shpenzon shumë për eventet që kanë të bëjnë me mbledhjet e miqve.
Akrepi: Një shenjë gentlemen-e si kjo, preferon të mos flasë për çështje materiale si paratë ose si t’i kursesh apo shpenzosh ato.
Shigjetari: Nuk bazohet shumë tek materializimi i parasë, por tek cilësia e përvojave.
Bricjapi: Ka një qëndrim shumë negativ ndaj atyre që shpenzojnë për gjëra të tepërta apo ekscentrike.
Ujori: Shumë bujar dhe ëndërrues, ujori ka tendencë të shpenzojë më shumë se sa fiton!
Peshqit: Zakonisht janë të shpërqëndruar dhe nuk mendojnë shumë për paratë e aq më tepër t’i kursejnë ato.