Duket se 2021-shi nuk ishte viti i kurorëzimit të dashurisë për disa. Ja kush nga çiftet e estradës shqiptare i kanë dhënë fund lidhjeve të tyre këtë vit.

Dukeshin shumë të dashuruar dhe nuk ngurronin që këtë dashuri ta shprehnin publikisht edhe në rrjetet sociale. Madje edhe kur ishin të ftuar nëpër intervista të ndryshme, nuk ngurronin që të bënin një dedikim për partneren/in e tyre.

Është fjala për çiftet e njohura shqiptare që në vitin 2021 vendosën që t’i jepnin fund kësaj dashurie kaq të madhe. Më poshtë keni çiftet që u ndanë gjatë këtij viti:

Oriola Marashi – Eros Grezda

Disa nga çiftet e njohura që i dhanë fund lidhjes së

Modelja seksi dhe futbollisti i njohur kaluan gjithë karantinën bashkë në vitin 2020, e në një moment lidhjen e tyre e bënë edhe publike. Në mediat online përflitej se ata kishin planifikuar edhe martesën e tyre.

Por mesa duket gjërat nuk shkuan ashtu siç ata e kishin planifikuar. Edhe pse Oriola dhe Eros nuk kanë dhënë një reagim publikisht, thuhet se janë ndarë për shkak të distancës dhe keqkuptimeve me njeri-tjetrin.

Cozman – Fjolla

Disa nga çiftet e njohura që i dhanë fund lidhjes së

Reperi Cozman mori gjithë vëmendjen e publikut kur bëri publike lidhjen e tij me Fjollën. Që pas ndarjes me Tunën, ai nuk ishte përfolur për ndonjë lidhje dhe publiku ishte kurioz të dinte se kush i ka rrëmbyer zemrën.

Cozman dhe Fjolla kanë qenë një nga çiftet më të përfolura që gjithashtu janë ndarë. Lidhur me këtë ka reaguar vetëm Fjolla, e cila është shprehur se shkaku i ndarjes së tyre ka qenë xhelozia e tepërt. Ajo tha se reperi ishte shumë posesiv.

Bora Zemani – Donald Veshaj

Disa nga çiftet e njohura që i dhanë fund lidhjes së

Ishte prilli i këtij viti kur u përhap lajmi se moderatorja e njohur dhe aktori i humorit i kishin dhënë fund lidhjes së tyre. Por kur Bora hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, për të surprizuar miken e saj Semi, ajo u takua edhe me Donaldin.

Gjatë takimit që shumë prej publikut e kishte pritur me padurim, Donaldi i dhuroi Borës një puthje në buzë, ku përveç tyre u emocionuan edhe fansat. E teksa të gjithë mendonin se pas daljes së aktorit nga BB VIP, ata do të riktheheshin sërish së bashku, gjërat morën një rrjedhë krejt ndryshe. Kjo për shkak se Donald Veshaj krijoi një lidhje tjetër brenda shtëpisë me këngëtaren e njohur, Beatrix Ramosaj.

Romeo Veshaj – Jonida Maliqi

Disa nga çiftet e njohura që i dhanë fund lidhjes së

Aktori i humorit dhe këngëtarja e njohur kur vendosën që të bënin publike lidhjen e tyre të dashurisë, nuk i ndalën postimet në rrjetet sociale ku shfaqeshin bashkë. Ata dukej se shkonin në çdo vend bashkë dhe ishin të pandarë. Madje fansat ishin dashuruar pas tyre sa kishin hapur qindra “fan page” me emrat e tyre dhe postonin foto e video të ndryshme të tyre.

Por edhe kësaj historie kaq të bukur dashurie i erdhi fundi gjatë vitit 2021. Arsyeja konkrete e ndarjes së tyre nuk dihet ndërkohë që Maliqi është shprehur se marrëdhënia e tyre u konsumua.

Erion Zeqiraj – Blerta Ligaj

Disa nga çiftet e njohura që i dhanë fund lidhjes së

Edhe moderatori i njohur dhe Blerta Ligaj janë një nga çiftet që i kanë dhënë fund lidhjes këtë vit. Erioni i bëri një propozim të veçantë për martesë Blertës, e të gjitha vajzat nisën të ëndërronin për një propozim të tillë.

Por dita e martesës nuk erdhi asnjëherë dhe duket se nuk do të ndodhë. Ndarja e tyre u kuptua kur moderatori i njohur fshiu të gjitha fotot me të nga “Instagram”-i. Ndërsa nga ana tjetër, Blerta e mbylli llogarinë e saj.

/Priza.al/