Ja cili është vendi në jug që ofron 45 mijë lekë pjatën me makarona

Prej më shumë se një muajsh është folur se çmimet e larta janë duke larguar pushuesit nga bregdeti shqiptar.

Një rast i padëgjuar është fakti se një racion makaronash kushton 4500 lekë të vjetra. Ngjarja ka ndodhur në datë 10.08.2022 ku një qytetar së bashku me disa persona të tjerë kanë shkuar për drekë tek një lokal i quajtur “Drymades Bungaloës” në Drimadhë. Qytetari shprehet se kjo pjatë e cila ishte shënuar si “pjata e ditës” nuk kishte çmim në menu. Kjo pjatë konsistonte në linguini me gjinkallë, por brenda nuk kishte gjinkallë, ishte bosh.

Madje nuk i bënë as faturë të rregullt fiskale sipas ligjit. Qytetari shprehet se ky denoncim duhet postuar në mënyrë që të mos vidhen njerëzit e tjerë.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *