Ja cilin banor mbështet Big Mama në “BBV”: Kjo është loja jote, nëse viktimizohesh dhe…

Këngëtarja e njohur, Big Mama, ka postuar një video të Arjola Demirit ku tregon mbështetjen e madhe që ka për mikeshën e saj, e cila është një konkurrente e fortë brenda shtëpisë së “BBV”.Mbas daljes nga spektakli më i madh në Shqipëri, artistja ka treguar se kë mbështet deri në fund të lojës. Ajo i shkruan se aktorja ‘është shembulli më i mirë i një nëne dhe një gruaje të fortë, duke i uruar fitoren dhe se e don me zemër’.

“Ke dhënë më shumë seç duhet, nëse është Reality Show. Ti ke ardhur me mesazhin, qëllimin dhe realitetin tënd por ne jemi një popull hip se të vrava, zbrit se të vrava as ne vet nuk e dimë se çka duam… Sidoqoftë ka njerëz që të duan, të ndjekin dhe të shohin se sa e sinqertë je ti… Por që dhe të jetë kjo loja jote, që dhe të viktimizohesh dhe të fokusohesh tek historia jote, të paktën ti jep mesazhin dhe shembulli më të mirë aty, të një nëne dhe gruaje të fortë edhe nëse aktron, madje aktron shumë mirë… Të dua, të mbështes deri në fund. Unë e di shumë mirë se çfarë po sakrifikon ti për t’i dhuruar fëmijëve të tu një jetë sa më të mirë. Motra ime mos harro se zoti ta çon jetën ashtu siç e ke zemrën. Unë besoj tek ti dhe të duaaa me zëmër. Dua që ti ta fitosh por nuk mund të  mos them që dhe ai dreq Iliri është shumë i fortë Hallall ia bëftë zoti durimin dhe inteligjencën që ka. Suksese dashuri!”– ka shkruajtur Big Mama.

Big Mama :: Biografia

Ja cilin banor mbështet Big Mama në “BBV”: Kjo

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *