Çfarë e lidh Miley Cyrus dhe grupit italian “Maneskin”, i cili fitoi Eurovizion 2021?
Këngëtarja e njohur ka nxitur kuriozitetin e fansave nëpërmjet disa postimive në rrjetet sociale. Grupi ka publikuar së fundmi në Instagram një cover të hitit “Midnight Sky” të Cyrus dhe artistja ju është përgjigjur menjëherë. Miley Cyrus publikoi në Instagram videon e grupit shoqëruar me mbishkrimin: “Shokët e mi të ngushtë”.
Menjëherë pas këtij komenti, fansat europianë kanë nisur të dyshojnë se mes artistëve mund të kemi ndonjë bashkëpunim në të ardhmen. Këto janë të gjithë spekulime nga ana e fansave, por në pjesën më të madhe të rasteve kanë rezultuar të vërteta, ndaj të gjithë po presim me padurim të shohim se çdo të ndodhë në të ardhmen. Për më tepër si Miley po ashtu dhe Maneskin janë pjesë e labelit “Sony” dhe shanset për bashkëpunim janë akoma më të larta
Kujtojmë se pas fitores së “Eurovision”, këngëtari i grupit, Damiano David u akuzua se konsumoi kokainë gjatë spektaklit. Ai u pa duke u përkulur mbi tavolinën e grupit dhe të gjithë menduan se mori një dozë kokainë. Mirëpo më vonë rezultatet e testit të drogës vërtetuan të kundërtën, sepse vokalisti doli i pastër.
Në fakt edhe vetë këngëtari e mohoi të kishte pirë kokainë gjatë një konference për shtyp menjëherë pas fitores.
“Thomas (kitaristi i grupit) theu një shishe… unë nuk përdor drogë, ju lutem, mos e thoni këtë gjë. Mos e thoni këtë gjë realisht. Jo kokainë ju lutem, mos e thoni këtë gjë”, u shpreh Damiano, pasi u pyet nga gazetarët në sallë nëse kishte bërë diçka të tillë.